Zëvendësdrejtori i Agjencisë të Mërgatës, Fatlum Jusufi dhe udhëheqja e sektorit për mirëmbajtjen e lidhjeve me mërgatën, Biljana Kostova, në ftesë të Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup, morën pjesë aktivisht në edicionin e 9-të të Konferencës Ndërkombëtare për Migracion, një ngjarje me rëndësi të veçantë shkencore, në të cilën morën pjesë mbi pesëdhjetë studiues, ekspertë, krijues të politikave dhe përfaqësues institucionalë nga vendi, rajoni dhe disa vende të Azisë. Konferenca u zhvillua me prezencë fizike, si dhe me pjesëmarrje online përmes platformës Google Meet.


