Nën organizimin e presidentit e Lidhjes së shoqatave kulturore maqedonase në Slloveni, z. Branisllav Taskov, më 14 qershor 2025, u mbajt një takim me përfaqësuesit e shoqatave kulturore maqedonase nga Sllovenia në Kranj, ku ishin të pranishëm drejtori i Agjencisë së Mërgatës Goran Angellov, i shoqëruar nga bashkëpunëtorja Billjana Kostova dhe ambasadori Goran Milevski. Nga ana e shoqatave pjesëmarrës ishin përfaqësuesit: SHKM “Shën Kirili dhe Metodi” Kranj, SHKM “Koço Racin” Obala, Koper, SHKM “Biljana” nga Maribori, SHKM “Maqedonia” nga Lubjana, dhe MFG “Kalina” nga Ljubljana. Në takim, një nga pikat ishte zgjerimi i Lidhjes me dy shoqata të reja të sapoformuara: SHKM “Vrhnika” nga Vrhniki si dhe përfaqësues të studenteve të organizatës të studentëve maqedonas në Slloveni.
Pas fjalimit nga ana e Kryetarit Taskov, para të pranishmive mbajti fjalim edhe drejtori i Agjencisë së Mërgatës Goran Angellov dhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Slloveni, Goran Milevski. Të gjithë përfaqësuesit kishin mundësinë për një prezantim të shkurtër dhe më së shumti u diskutua për mbështetjen që mund të marrin shoqatat nga komunat e Republikës së Sllovenisë,si dhe mbështetje nga Maqedonia, sa i përket mësimit të gjuhës maqedonase, mbështetje për shoqatat folklorike me veshje tradicionale dhe pjesëmarrje në festivale, botimin e librave nga anëtarët letrarë dhe promovimin e tyre, si dhe aktivitetet dhe nevojat të tjera.