Rregullore dhe skica për video mbikëqyrjes
Në bazë të nenit-89 dhe 90 të Ligjit për mbrojtje e të dhënave personale (Gazeta zyrtare e RMV-së, nr. 42 nga 16.02.2020 dhe nr. 294 nga 27 dhjetor 2021) dhe dispozitat të Rregullorës për përmbajtjen dhe formës së aktit për mënyrën e kryerjes së video mbikëqyrjes (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 122/20 dhe nr. 280/21) drejtori i Agjencisë për Emigracion të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më datë 11.09.2022, solli
Rregullore për mënyrën e kryerjes së video mbikëqyrjes në
Agjencinë për Emigracion të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Dispozitat themelore
Neni 1
Me këtë Rregullore përshkruhet dhe rregullohet mënyrën e kryerjes së video mbikëqyrjes në hapësirat e Agjencisë së Emigracionit të Republikës së Maqdonisë së Veriut, rr. “Maqedonia” nr. 19. Shkup, si dhe ruajtjen e privatësisë së subjekteve gjatë kryerjes së video mbikëqyrjes.
- Qëllimet e video mbikëqyrjes
Neni 2
Nëpërmjet sistemit për video mbikëqyrjes në Agjencinë për Emigracion sigurohet mbrojtja të:
- pronësisë së Agjencisë
- jeta, shëndeti dhe siguria e të punësuarëve dhe vizitorëve në Agjencinë,
- kontrollim mbi hyrjen dhe daljen nga hapërsirat zyrtare gjatë kohës dhe pas orarit të punës.
III. Përshkrimi i sistemit për kryerjen e video mbikëqyrjes
Neni 3
Videombikëqyrjen në Agjenci kryhet me pajisje për video mbikëqyrjen.
Pajisjet nga paragrafi 1 të këtij neni e përbëjnë: 4 kamera (prej të cilëve 2 kamera janë vendosur anësh në murët e hapësirës së Agjencisë së Emigracionit dhe të drejtuar në hyrje të derës kryesore, ndërsa të tjerat dy kamera janë vendosur në pushimoren tek ashensorët para hyrjes së derës kryesore të Agjencisë së Emigracionit), 1 monitor dhe komjutor të vendosur në hapësirat e Agjencisë së Emigracionit, më saktësisht në kabinetin e Drejtorit të Agjencisë.
Karakteristikat teknike dhe vedosjen e pajisjeve për video mbikëqyrjen kryhet me akt të Drejtorit të Agjencisë.
- Vlerësimi periodik
Neni 4
Oficeri për mbrotjen e të dhënave kryen vlerësim periodik të rezulatateve të arritura nga sistemi i video mbikëqyrjes për çdo dy (2) vite
Kontrollim periodike të paragrafit 1 të këtij neni ka të bëjë në veçanti për:
- Nevoja e mëtutjeshme e përdorimit të sistemit për video mbikëqyrjes,
- Qëllimi përkatësisht qëllimet për kryerjen e video mbikëqyrjes,
- mundësitë e zgjidhjes teknike për zëvendësimin e sistemit për kryerjen e video mbikëqyrjes
- udhërrëfyesit statistikor për qasjen deri te incizimet e bërë nga video mbikëqyrjes dhe
- mënyra e përdorimit të sistemit
Për kryerjen e vlerësimit periodik nga paragrafi 1 të këtij neni, Oficeri për mbrojtjen e të dhënave personale përpunon raportin të cilin është pjesë përbërëse të dokumentit për vëndosjen e sistemit për kryerjen e video mbikëqyrjes në Agjencinë për Emigracion të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Masat organizative
Neni 5
Agjencia për Emigracion i siguron masat organizative vijuese për fshehtësinë dhe ruajtjen e përpunimit të të dhënave personale nëpërmjet sistemit për video mbikëqyrje dhe atë:
- qasjen kufizues ose identifikimin për qasje der te sistemi për video mbikëqyrjes, kështu që personi i autorizuar mund të ketë qasje në sistemin për video mbikëqyrje,
- çdo person i autorizuar ka qasje kufizuese në sistemin për video mbikëqyrjes në lidhje me incizimin, shikimin dhe incizimin e video shkrimet që merren në vaçanti autorizim me shkrim,
- shkatrimin e video shkrimeve pas kalimit të afatit ligjor prej (tridhjetë ditë) për ruajtjen e tyre dhe shkatrimin e udhëzimve teknike gjatë instalimit dhe përdorimit të pajisjes për kryerjen e video mbikëqyrjes,
- masat për sigurinë fizike të hapësirave ku është vendosur serveri dhe pajisjet tjera komunikuese informatike të cilën përpunohen të dhënat personale nëpërmjet sistemit,
- respektimi i udhëzimeve teknike gjatë instalimit dhe përdorimit të pajisjes për kryerjen e video mbikëqyrjes,
- autorizimin pika 2 të këtij neni kryhet edhe ndryshime tjetër në statusin e punës ose statusin e angazhimit të personit autorizues që ka ndikim në qasjen e tij të lejuar në sistemin e video mbikëqyrjes.
- Kategoritë e të dhënave personale të cilët përpunohen që fitohen nga viedeo e mbikëqyrjes
Neni 6
Nëpërmjet sistemit të viedo mbikëqyrjes në Agjencinë përpunohen të dhënat perosnale për:
- Pamjet fizike dhe fiziologjike të punonjësve në Agjencinë, si dhe pjesëmarrjen ose mungese e tyre nga puna, përkatësisht edhe kryerjen e punëve dhe obligimeve në vazhdimësi me rregullë dhe disipilinë.
- Pamjet fizike dhe fiziologjike të palëve dhe vizitorëve tjerë të cilët hyjnë dhe dalin nga hapësirat e Agjencisë.
Neni 7
Me vendosjen e rregullave për kryerjen me video mbikëqyrjen, Drejtori me shkrim i njofton të punësuarit të cilët i kryejnë punët dhe obligimet e tyre në objektin ku kryehen me video mbikëqyrje, se në hapësirat zyrtare dhe vendosjen e video mbikëqyrje për arsye të mbrojtjes së pronës së Agjencisë, jetën, shëndetin dhe sigurin e punonjësve dhe vizitorëve në Agjencinë, si dhe kontrollin e hyrjes dhe daljes nga hapësirat zyrtare.
Neni 8
Njoftimi për hapësirat të cilët kryhet video mbikëqyrja do të vendosen në vendet e dukshme dhe të njejtët do të përmbajnë informatat vijuese:
- Hapësirat zyrtare janë në video mbikëqyrje,
- Emri i kontrollorit i cili kryen video mbikëqyrjen dhe
- Mënyra se si mund të merren informatat për atë se ku dhe sa kohë ruhen incizimet me video mbikëqyrje
VII. Qasje deri të incizimet me vieo mbikëqyrje dhe përpunimi i të dhënave që përmban në të
Neni 9
Drjetori autorizon personin se kush do të jetë përgjegjës për viedo mbikëqyrjen dhe cili do të ketë qasje në incizimet te video mbikëqyrja dhe cili do të kontrollon
Matriali i incizuar ruhet në afat të caktuar me ligj.
Matriali i incizuar nëpërmjet video sistemit të instaluar në Agjenci mund të përdoret si mjet dëshmie në rast të prishjes së rendit të punës dhe disiplinës si dhe gjatë kryerjes së ndonjë veprimit joligjor.
Neni 10
Personi i autorizuar i cili kryen përpunim të incizimeve të tyre me profesionalizëm dhe ndërgjegjeshmëri në pajtim me dispozitat për mbrojtejen e të dhënave personale.
Personi i autorizuar i cili e kryen përpunimin e të dhënave të regjistruara dhe nënshkruan raport me shkrim për ruajtjen dhe fshehjen e përpunimit të të dhënave personale deri sa do të ketë qasje gjatë së punës
VIII. Vlerësimi periodik
Neni 11
Oficeri për mbrojtjen e të dhënave personale kryen vlerësim periodik të rezultateve të arritura nga sistemi për kryerjen video mbikëqyrjen për çdo 2 (dy) vjet.
Kontrollim periodike nga paragrafi 1 të këtij neni ka të bëjë para se gjithash për:
- nevoja e mëtutjeshme nga përdorimi i sistemit,
- qëllimi përkatësisht qellimet për kryerjen e video mbikëqyrjes,
- mundësitë e zgjidhjes teknike për zëvendësimin e sistemit për kryerjen e video mbikëqyrjes,
- udhërrëfyesit statistikor për qasjen në incizimet e kryera me video mbikëqyrje
- mënyra e përdorimit të incizimeve
Për kryerjen e vlerësimit periodik të paragrafit 1 të këtij neni, Oficer për mbrojtjen e të dhënave personale përgatit Raport i cili është i pjesë përbërëse të dokumentit për vendosjen në sistemin për kryerjen e video mbikëqyrjes të Agjencisë.
Dispozitat e kryer
Neni 12
Gjatë përpunimit të të dhënave personale nëpërmjet sistemit të video mbikëqyrjes me përshtatje adekuate zbatohen dispozitat tjera nga Rregullorja për masat organizuese dhe teknike për sigurimin e fshehtësisë dhe mbrojtjes së përpunimit të të dhënave personale ( “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 122/20 dhe nr. 280/21 viti) si dhe Rregullorja për sigurimin e përpunimit të të dhënave personale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 122/20)
Neni 13
Pjesë përbërëse e kësaj Rregullore është Plani për vendosjen e sistemit për kryerjen e video mbikëqyrje në Agjenci.
Neni 14
Prej ditës së hyrjes në fuqi të kësaj Rregullore ndërpritet të vlejë Rregullorja për mënyrën e kryerjes së video mbikëqyrjes në Agjencinë për Emigracion e Republikës së Maqedonisë së Veriut 03-567/2 nga dt. 06.07.2021.
Neni 15
Kjo Rregullore do të hyn në fuqi prej ditës së Shpalljes në tabelën për shpallje të Agjencisë për Emigracion të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Agjencia për Emigracion e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
Drejtor,
Sllobodan Blliznakovski