Home » Përparim Avdili me origjinë nga Kumanova, garon për kryetar të bashkisë së Cyrihut

Përparim Avdili me origjinë nga Kumanova, garon për kryetar të bashkisë së Cyrihut

by trinitymedia
30 views

Përparim Avdili është propozuar nga bordi i partisë Partisë Liberale (FDP) për kryetar të bashkisë së Cyrihut.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Avdili përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Në postimin e tij, Avdili ka treguar se vjen nga një familje emigrantësh por se është rritur në Cyrih.

“Jam rritur në Cyrih, fëmijë i një familjeje emigrantësh. Kam bërë shkollimin në Altstetten dhe Albisrieden dhe ende luaj rregullisht futboll me miqtë e mi në lagje. E dua atë që bëj dhe e dua këtë qytet. Dhe kam rrënjë të thella këtu” – ka shkruar ndër të tjerash Avdili.

Ai ka falënderuar bordin e FDP-së për besimin e dhënë.

“Unë dua që Cyrihu të zhvillohet më tej. Që Cyrihu të përparojë. Që më në fund Cyrihu të perceptohet si një metropol” – ka thënë ndër të tjera Avdili.

Avdili ka prejardhje nga Kumanova e Maqedonisë së  Veriut.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2025 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе