Home » LajmeFatlum Jusufi me lajm të mirë për mërgatën: Nis programi online për mësimin e gjuhës shqipe

LajmeFatlum Jusufi me lajm të mirë për mërgatën: Nis programi online për mësimin e gjuhës shqipe

by trinitymedia
6 views

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi, ka njoftuar për nisjen e Programit Online për mësimin e gjuhës shqipe, i dedikuar për fëmijët që jetojnë jashtë atdheut.

Sipas njoftimit, qëllimi i programit është ruajtja dhe zhvillimi i gjuhës amtare, si dhe forcimi i lidhjes së brezave të rinj me kulturën dhe identitetin kombëtar. Mësimi është i përshtatur për të gjitha nivelet – nga fillestarët që nuk e njohin gjuhën shqipe, deri te nxënësit e avancuar që synojnë përmirësimin e shkrimit dhe ligjërimit.

Programi synon:

përvetësimin e alfabetit shqip dhe leximin e saktë;

pasurimin e fjalorit dhe zhvillimin e komunikimit të përditshëm;

njohjen me historinë, gjeografinë dhe traditat shqiptare.

Mësimi do të zhvillohet çdo javë me nga dy orë mësimore, përmes platformave online Zoom dhe Google Meet. Linku për ndjekjen e mësimit do të jetë i njëjtë gjatë gjithë kohës.

Programi është i hapur për fëmijët e moshës 6 deri në 15 vjeç, ndërsa për regjistrim prindërit mund të paraqiten përmes emailit zyrtar të institucionit.

Jusufi njëkohësisht u ka bërë thirrje shoqatave dhe organizatave të mërgimtarëve për bashkëpunim në promovimin dhe organizimin e aktiviteteve që do të ndihmonin në përfshirjen e sa më shumë fëmijëve në këtë program arsimor, duke e cilësuar bashkëpunimin si të domosdoshëm për ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2026 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе