Më shumë se kurrë ,nga ne kërkohet punë dhe angazhim të përditshëm, ne duhet të jemi faleminderues e mirnjohës për punën, përkushtimin e sakrificen e njëri tjetrit e në veçanti të atyre që sjanë në mesin tonë.
Këto ditë gjatë qëndrimit në Amerikë, nën përkujdesjen e komunitetit dhe të shoqatave Uskana drejtuar nga Luan Elezi , Valët e Liqenit nga Vullnet Dervishi dhe Prespa nga Sedat Sadiku, realizova një takim me mërgimtarët tonë, me përgjegjsin morale e institucionale dhe me përulje për angazhimin e tyre në ruajtjen e indetitetit shqiptar dhe zhvillimim kulturor në emër të Agjencisë së Mërgatës ndava mirnjohje për shoqatat dhe personalitetet e palodhur që një jetë kanë shkri për vendlindjen.
Së bashku me drejtuesit e shoqatave arritëm të përpilojm një listë për Çikagon, uroj që mos kemi harru ndonjë, por më duhet të theksoj se gjatë përzgjedhjes edhe mund të kemi harru ndonjë por gjithçka e paqëllimshme.
Mërgimtarët tonë, këta heroj të heshtur janë pjesa më atdhetare e atdheut dhe çdonjë nga këta në një formë apo tjetër, në periudha të ndryshme kanë kry obligimin ndaj atdheut.
Ata sot janë shëndrru në një potencial të fuqishëm ekonomik dhe intelektual.
Ne na mbetet që nëse sarrijm të bëjm më shumë për ta një faleminderim dhe mirënjohje ua kemi borxh.
Në fund një faleminderim dhe për konsullin e përgjithshëm Petrit Musliu i cili më ka shoqëruar në të gjitha takimet.