Në Qeveri u mbajt forumi me të kthyerit nga jashtë vendit, ku së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, Ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani, Koordinatorin Kombëtar për Demografi, Rini dhe Burime Njerëzore Vllatko Gjorçev, Drejtorin Goran Angellov dhe Zëvendësdrejtorin Fatlum Jusufi, u diskutua për rëndësinë e kthimit dhe rolin e mërgatës në zhvillimin e vendit.
Institucionet, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Mërgatës, mbeten të përkushtuara në krijimin e kushteve për jetë dinjitoze, punë dhe perspektivë të qëndrueshme për të gjithë ata që zgjedhin të kthehen dhe të kontribuojnë në vendlindje.




