Drejtori i Agjencisë së Mërgatës Goran Angellov realizoi takim me Dr. Zllatko Nikollovski, kryetar i Qendrës për Mbështetje Informative. Kontakt i ri-Maqedonia dhe autori i librit “Diaspora maqedonase çelësi për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë”.
Gjatë këtij takimit, Dr. Nikollovski informoi për bashkëpunimin në të kalurën me Agjencinë në drejtim të mbështetjes kulturore duke i furnizuar me libra dhe matriale promovues për organizatat e mërgimtarëve, si dhe përvojat gjatë krijimit të Strategjisë nacionale paraprake për bashkëpunimin me diasporën, si koordinator i shtyllës së parë.
Drejtori Angellov, falenderojë Dr. Nikollovskin për vizitën dhe informoi për aktivitet rrjedhëse dhe të planifikuara për në të ardhmen të Agjencisë së Mërgatës, si dhe rëndësinë e ralizimit të kontakteve në mes sektorit qeveritar dhe joqeveritar.
Në fund të takimit, drejtori Angellov dhe Dr. Nikollovski u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm nëpërmjet përcjelljes së përvojave dhe kapaciteteve ekzistuese si dhe vullnetit për ndihmesën dhe mbështetjen e maqedonasve në mërgatë.