Sot, drejtori i Agjencisë së Mërgatës, Goran Angellov, ka realizuar takim me Kryetarin e Lidhjes së maqedonasve të konfesionit islam në Maqedoni, z. Latif Pajkoski. Gjatë këtij takimit, u bisedua për bashkëpunimin në mes dy institucioneve si dhe për përfshirjen e mërgimtarëve të konfesionit islam nga Maqedonia. U theksua për realizimin e vizitave zyrtare në disa organizatat nga Maqedonia në Itali, konkretisht në qytetet e Felltres dhe Xhemonës, ku kryesisht jetojnë dhe punojnë mërgimtarët e Rajonit të Rekës dhe Dibrës.
Në takim, u theksua se është e rëndësishme që gjatë periudhës së verës të organizohet takime në rajonin e Rekës me përfaqësuesit e organizatave të mërgimtarëve me origjinë nga Reka. Gjithashtu, palët u pajtuan se është e nevojshme për të punuar dhe forcuar lidhjet tona me Maqedonasit të cilët jetojnë në Republikën e Turqisë në rajonin e Izmirit.