Home » Ambasadori Rexhep Demiri u uron mirëseardhe mërgimtarëve në vendlindje

Ambasadori Rexhep Demiri u uron mirëseardhe mërgimtarëve në vendlindje

by trinitymedia
3 views

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Të dashur miq të diasporës sonë në Zvicër dhe më gjerë,

Me rastin e fillimit të sezonit të pushimeve verore, dëshiroj t’ju drejtohem me një përshëndetje të ngrohtë dhe mirënjohje të thellë për lidhjen tuaj të palëkundur me vendlindjen.

Çdo verë, kthimi juaj në Maqedoninë e Veriut – në qytetet, fshatrat dhe trojet tuaja – nuk është thjesht një udhëtim fizik. Është një rikthim shpirtëror, një dëshmi e dashurisë që ruani për atdheun, për familjen dhe për traditat tona të çmuara.

Ju jeni ura e gjallë që lidh kulturat, ekonomitë dhe zemrat tona. Kontributi juaj – qoftë përmes punës suaj të palodhshme jashtë vendit, përkushtimit ndaj ruajtjes së gjuhës dhe identitetit, apo pjesëmarrjes aktive në jetën shoqërore dhe kulturore – është i paçmueshëm për të ardhmen e përbashkët që ndërtojmë.

Në emër të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bernë, ju uroj udhëtim të mbarë dhe pushime të mbushura me qetësi, gëzim familjar dhe përjetime të paharrueshme në vendlindje. Ju presim të ktheheni me zemrat e mbushura e me forca të reja, ashtu siç gjithmonë na nderoni me prezencën tuaj.

Me respekt dhe përzemërsi, shkruan ambasadori Rexhep Demiri në facebook

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2025 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе