Home » Vizitë zyrtare e delegacionit të Agjencisë së Mërgatës në Luksemburg

Vizitë zyrtare e delegacionit të Agjencisë së Mërgatës në Luksemburg

by Stanela S
4 views

Gjatë qëndrimit treditor në Luksemburg , zëvendësdrejtori i Agjencisë për Mërgatën, Fatlum Jusufi, së bashku me drejtorin Goran Angelov dhe udhëheqësen e sektorit Biljana Kostova, realizuan një sërë takimesh me përfaqësues të diasporës.

Delegacioni zhvilloi takim pune me udhëheqësinë dhe anëtarët e Klubit maqedonas “Ilinden”, të udhëhequr nga Safet Alili, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit, mbështetjen institucionale dhe rolin e diasporës në promovimin e kulturës dhe traditave.

Gjatë vizitës, delegacioni mori pjesë edhe në festivalin e njohur Festival des Migrations, një ndër ngjarjet më të mëdha multikulturore në Evropë. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe U.D. ambasadorja e RMV-së në Bruksel, Suzana Mehmedi, e cila dha mbështetje të rëndësishme në realizimin e aktiviteteve me diasporën.

Në kuadër të aktiviteteve, zëvendësdrejtori Jusufi vizitoi edhe Shoqatën e Shqiptarëve “Iliri”, ku dhuroi libra në gjuhën shqipe për të mbështetur ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës tek gjeneratat e reja në diasporë.

Agjencia për Mërgatën mbetet e përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit me diasporën dhe mbështetjen e aktiviteteve të tyre kulturore dhe arsimore.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2026 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе