Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u promovua propozimi – teksti i Strategjisë Kombëtare për Bashkëpunim me Diasporën 2025-2030, një projekt në të cilin është punuar intensivisht gjatë 10 muajve të fundit nga përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe joqeveritare të ngjashme, si dhe përfaqësues nga organizatat e mërgimtarëve dhe individë.
Institucioni përgjegjës për Strategjinë është Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme përmes sektorit për diasporën, ndërsa Agjencia e Mërgatës, përmes angazhimit aktiv dhe një sërë takimesh, ka dhënë kontributin e saj në përmbajtjen e dokumentit.
Drejtori i Agjencisë së Mërgatës, Goran Angellov, në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e këtij dokumenti strategjik, i cili ka si qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të lidhjeve me diasporën, si dhe rëndësinë e qasjes serioze nga institucionet përkatëse për realizimin e programeve nga Plani i Veprimit.
Me një fjalë, të gjitha nevojat dhe kërkesat të drejtuara në Agjencinë e Mërgatës në komunikimin e përditshëm me mërgimtarët, pikërsiht janë shkruar në këtë dokument, me shpresë dhe besim se ato nuk do të mbeten vetëm në letër!



