Gëzuar Fitër Bajrami!
Sot zemrat tona u mbushën me gëzim duke parë buzëqeshjet e fëmijëve tanë. Me shumë dashuri u shpërndanë kapot e Bajramit, dhe lumturia në sytë e tyre ishte dhurata më e bukur për ne të gjithë.
Le të jetë kjo festë një kujtim i bukur për çdo fëmijë, e mbushur me dashuri, paqe dhe shpresë. Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që kontribuan që këta fëmijë ta ndjejnë gëzimin e Bajramit.
Zoti ju shpërbleftë me të mira!