Zëvendës Drejtori i Agjencisë së Mërgatës, z. Fatlum Jusufi dhe udhëheqësja e Sektorit për mirëmbatjen e lidhjeve me mërgatën, znj. Biljama Kostova morën pjesë në Konferencën LeadBalkans. Takimi u mbajt 25 shkurt 2026, në Tiranë.
Kjo konferencë mblodhi liderë, përfaqësues institucionesh dhe organizata të diasporës për të diskutuar mbi rolin e saj në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, fuqizimit të të rinjve dhe krijimit të partneriteteve të qëndrueshme.
Ngjarja shërbeu si një platformë e vlefshme për shkëmbim përvojash dhe forcim të rrjeteve të bashkëpunimit në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.



