Home » Dr. Bedri Ramadani kryen transplantacionin e 400-të të zemrës në Düsseldorf

Dr. Bedri Ramadani kryen transplantacionin e 400-të të zemrës në Düsseldorf

by Stanela S
4 views

Në Klinikën Universitare të Düsseldorfit u realizua me sukses transplantacioni i 400-të i zemrës, një arritje e rëndësishme për këtë institucion të specializuar.

Operacioni është kryer nga Dr. Bedri Ramadani, zëvendësdrejtor i Klinikës për Kardiokirurgji, një prej emrave më të vlerësuar në kirurgjinë kardiake në Evropë.

I lindur në Vaksincë të Kumanovës, Dr. Ramadani mbaroi gjimnazin në Kumanovë dhe vijoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijeka, Kroaci.

Karrierën e tij profesionale e zhvilloi në Gjermani, ku në vitin 2005 përfundoi specializimin në Kardiokirurgji.

Pas 20 viteve punë në Qendrën Spitalore të Zemrës në Duisburg, ai iu bashkua Klinikës Universitare të Düsseldorfit, ku vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e kirurgjisë moderne të zemrës.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2025 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе