Home » Doc. dr. sc. Shoip Shoipi shpallet mjeku më i mirë urolog për vitin 2025 në Zagreb

Doc. dr. sc. Shoip Shoipi shpallet mjeku më i mirë urolog për vitin 2025 në Zagreb

by Stanela S
53 views

Anëtari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit dhe njëherësh specialist i urologjisë në KBC “Sestre Milosrdnice”, doc. dr. sc. Shoip Shoipi, është zgjedhur mjeku më i mirë urolog për vitin 2025.

Ky vlerësim i rëndësishëm vjen si rezultat i punës së tij të jashtëzakonshme profesionale, përkushtimit të vazhdueshëm ndaj pacientëve dhe kontributit në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Kroaci. Dr. Shoipi, i lindur në Dobërdoll të Gostivarit, prej vitesh është një nga emrat më të respektuar në fushën e urologjisë në Zagreb.

Komuniteti shqiptar dhe kolegët e tij e kanë përgëzuar për këtë sukses të madh, duke e cilësuar si një shembull frymëzues të profesionalizmit dhe integrimit.

Jemi krenarë për arritjet e tij dhe përfaqësimin dinjitoz të mjekëve shqiptarë në Kroaci!

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2025 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе