FAQ
Lutje, plotësohet në Ambasadë
Dokument udhëtimi i paraqitësit të vdekjes
Dokument udhëtimi i personit të ndjerë –zhvleftësohet
CLAV nga organet e vendit ku personi ka vdekur (internacional ose origjinal me përkthim në gjuhën maqedonase)
Taksa në pajtim me LTA
Lutje (plotësohet në Ambasadë)
Kërkesa për regjistrimin e martesës në librin amë të të martuarve të Republikës Maqedonisë së Veriut (plotësohet në Ambasadë)
Certifikata e librit amë të të martuarve të formularit internacional për vendet anëtare të Konventës për lëshimin e certifikatave nga libri amë në më shumë gjuhë/Vjenë 1976. Për shtetet që nuk janë anëtare të Konventës (siç është p.sh. Egjipti), certifikata e librit amë të të martuarve duhet të jetë e legalizuar me vulë APOSTIL dhe me përkthim të autorizuar në gjuhën maqedonase.
Certifikata e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
Dokumente udhëtimi (dokumentet e sipërpërmendura dorëzohen në origjinal dhe kopje)
Dëshmi për qëndrim ligjor në shtetin ku është bërë martesa
Për regjistrim të porsalindurit dhe lëshim të certifikatës nga libri amë i të lindurve (për të porsalindur) dokumentet e nevojshme janë:
Kopje e letërnjoftimit (pasaportë) nga prindërit dhe dokumentet në origjinal për kontroll
Certifikatë nga libri amë i të martuarve ose certifikata nga libri amë i të lindurve nga prindërit
Kërkesë për lëshimin e certifikatës nga libri amë i të lindurve për të porsalindur (Kërkesë)
100 den. taksë administrative (Fletëpagesë)
Pagesë prej 50 den. në gjiro-llogarinë e Drejtorisë për udhëheqje të librave amë (Fletëpagesë)
KUJDES: Lindja e fëmijës paraqitet në afat prej 30 ditësh nga dita e lindjes, në zonën amë ku ka lindur fëmija.
Së bashku me kërkesën (formularin) duhet t’i parashtroni dokumentet në vijim:
Certifikatë nga Libri amë i të lindurve të fëmisë;
Dëshmi të prindërve për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Nëse fëmija është i mitur, me pëlqim të prindit i cili nuk është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Letërnjoftim i prindit ose kujdestarit;
Autorizim i rregullt, nëse kërkesa parashtrohet nga personi i autorizuar.
Vëreni se formulari për regjistrim dhe formulari për pëlqim lëshohet falas në Njësitë Rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Pas lindjes, fëmija Juaj fiton shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse njëri nga Ju prindërit është shtetas i vendit.
Përkatësisht, fëmija Juaj fiton shtetësi me origjinë të Republikës të Maqedonisë së Veriut kur do të plotësohen kushtet në vijim:
Në rast se të dy jeni shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, fëmija juaj fiton shtetësi, pavarësisht ku ka lindur.
Nëse njëri prej jush është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nëse fëmija juaj është lindur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, atëherë partneri Juaj i martesës duhet të pajtohet me atë që fëmija juaj të fiton shtetësinë e vendit.
Nëse fëmija juaj është lindur jashtë vendit, ndërsa vetëm njëri prej jush është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, atëherë fëmija juaj do të fitojë shtetësi nëse:
Parashtroni kërkesë për regjistrim të fëmijës suaj në regjistrin e shtetasve, para se t’i mbush 18 vjet; ose
Fëmija juaj kthehet të jetojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me Ju, para se t’i mbush 18 vjet; ose
Fëmija juaj me 18 vjet të mbushura deri në moshën 23 vjet parashtron kërkesë për regjistrim në regjistrin e shtetasve
Shënoni se, nëse prindi tjetër është i panjohur ose me shtetësi të panjohur, Fëmija Juaj do të fitojë shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut me origjinë, pavarësisht ku ka lindur!
Në rrethana të jashtëzakonshme, me lindje në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Me natyralizëm
SHTETËSIA është lidhje juridike mes Jush dhe shtetit dhe nuk e thekson Origjinën tuaj etnike
Në pajtim me Kushtetutën, shtetësia e Republikë së Maqedonisë së Veriut është e rregulluar me ligj dhe nuk mund të revokohet. Ligji me të cilin rregullohet shtetësia është Ligji i shtetësisë nga viti 1992 i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të shtetësisë nga viti 2004.

Udhëtoni me agjenci turistike të sigurta.
Kontrolloni nëse duhet të siguroni sigurim shëndetësor dhe me cilat kushte. Rekomandohet të posedoni sigurim shëndetësor.
Nëse udhëtoni me makinë në zonën Shengen, duhet të posedoni patentë shoferi të njohur ndërkombëtarisht dhe sigurim ndërkombëtar për makinën (karton të gjelbër).
Nëse udhëtoni në aranzhim privat, kontrolloni adresën, qytetin, numrin e telefonit dhe emrin e hotelit ose lloj tjetër të akomodimit në vendet nga zona Shengen, në internet.
Nëse planifikoni të qëndroni më shumë se tre muaj, të punësoheni ose të studioni në periudhë kohore më të gjatë se 90 ditë, keni parasysh se para largimit tuaj, duhet të parashtroni aplikacion për vizë për qëndrim të gjatë, leje qëndrimi ose leje pune në ambasadën ose konsullatën e vendit në të cilën do të udhëtoni. Punë ose qëndrim në zonën Shengen pa leje paraprake të siguruar nacionale për punë ose qëndrim janë të paligjshme.
Nuk ekzistojnë kushte plotësuese financiare apo administrative që duhet t’i plotësojnë personat që posedojnë pasaportë biometrike që të udhëtojnë lirshëm në vendet e zonës Shengen. Megjithatë, Kushtet e zakonshme për hyrjen e të gjithë shtetasve të vendeve të tjera që udhëtojnë në zonën Shengen, zbatohen. Në kalimet kufitare, udhëtarëve mund t’iu kërkohen dëshmi se kanë në dispozicion mjete për atë udhëtim, si dhe mjete me të cilat do të qëndrojnë gjatë qëndrimit në zonën Shengen. Udhëtarëve, gjithashtu, mund t’iu kërkohet të paraqesin ku do të qëndrojnë (për shembull, rezervim hoteli ose adresën ku do të qëndrojnë). Krahas kësaj, udhëtarët nuk duhet të konsiderohen si kërcënim për rendin publik, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme, dhe nuk duhet të jenë persona për të cilët janë dorëzuar rekomandime për refuzim të hyrjes së tyre në vend (për shembull për shkak të periudhës së tejkaluar të mëparshme të qëndrimit apo arsye të tjera).
Po. Shtetasit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të mos i lejohet hyrja në zonën Shengen nëse nuk i plotëson kushtet e nevojshme. Në këtë rast, i prekuri ka të drejtë në vendim të arsyetuar në formë të shkruar, të lëshuar nga organi i autorizuar, si dhe të drejtë ankese të vendimit që nuk e anulon ekzekutimin e saj.
Qëndrim afatshkurtër është qëndrimi i të huajit me vizë ose pa vizë, në kohëzgjatje jo më të gjatë se 90 ditë në cilëndo periudhë kohore prej 180 ditë, dhe periudhës së cilës i paraprin çdo ditë të qëndrimit, nëse me ligj ose me marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare nuk përcaktohet ndryshe.
Jo. Në pajtim me vendimin e BE-së për liberalizimin e regjimit të vizave me Republikën e Maqedonisë së Veriut të miratuar më 19 dhjetor 2009, shtetasve maqedonas u mundësohet hyrje pa viza dhe qëndrim afatshkurtër deri 90 ditë, në periudhë kohore deri 180 ditë, në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Britanisë së Madhe dhe Republikës së Irlandës. Vendimin e zbatojnë edhe shtetet nënshkruese të Marrëveshjes së Shengenit: Islanda, Norvegjia dhe Zvicra.
Kujtojmë se për hyrje në Britaninë e Madhe dhe Republikën e Irlandës është e nevojshme të sigurohet vizë përkatëse para udhëtimit.
Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen, përgjegjësia është e juaja të përllogaritni numrin e mbetur të ditëve nga periudha gjashtëmujore. Kështu, mund të realizoni më shumë udhëtime të shkurtra, me kusht se kohëzgjatja e të gjitha udhëtimeve të mos jetë më e gjatë se gjithsej 90 ditë në periudhë kohore prej 180 ditë.
Për qëndrim më të gjatë se 90 ditë, është e nevojshme shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të aplikojnë për vizë afatgjate ose për leje qëndrim.
Shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë me letërnjoftim të vlefshëm në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.