Talenti i atletikës nga Sllatina e Tetovës që po lë gjurmë në Gjermani

0
38

Omer Idrizi i lindur në vitin 2012 me prejardhje nga Sllatina e Tetovës, që në moshën pesëvjeçare garon në atletikë në Berlin të Gjermanisë. Në Berlin jeton me familjen e tij, të cilët po e përkrahin në karierën e tij në atletikë, përcjell Klan Maqedoni.

Sukseset e Omerit filluan të shënohen që në klasë të katërt duke marrë pjesë në garat atletike Istaf World Athletics Continental Tour.

Omer Idrizi u zgjodh si më i shpejti i gjeneratës në Berlin, Brandenburg dhe Dusseldorf.