Rrjeti i “Shkollave Shqipe” në Zvicër një model suksesi

0
29

Në takimin “Shqipja në diasporë” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporë, kryetari i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë. Z. Vaxhid Sejdi bëri një skanim të plotë të situatës së mësimit të gjuhës shqipe. Duke renditur sfidat dhe sukseset e arritura deri më tani ai theksoi domosdoshmërinë e vazhdimësisë së punës për krijimin e një programi kombëtar, i cili të ndikojë në sensibilizimin e prindërve shqiptarë në diasporë për nxitjen e mësimi të gjuhës shqipe të fëmijët e tyre.

Fjala e plotë:

Të nderuar kolegë, mësuese e mësues,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve tona, kam nderin që në emër të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë t`iu përshëndesim dhe të shfrytëzojmë rastin, që në këtë takim të përcjellim disa kërkesa si dhe të shfletojmë pse jo edhe histori suksesi, me qëllim që të vlerësojmë punën tonë të përditshme, në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare në Diasporë.

Të nderuar pjesëmarrës, ky takim mbarëkombëtar, i cili organizohet në shenjë përkujtimi të tre përvjetorëve shumë të rëndësishëm të historisë së popullit shqiptarë, përvjetorit të Kongresit të alfabetit, atij të shpalljes së pavarësisë si dhe përvjetorit të Kongresit të drejtshkrimit na detyrojnë të mobilizohemi bashkërisht me qëllim që të gjejnë zgjidhje kërkesat kohës në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare, për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë.

Unë nuk do të flasë për përvjetorët apo rëndësinë e tyre historike, por do të flas për gjërat që na bashkojnë apo thënë më shkurt për gjërat që na kërkojnë të jemi të bashkuar në përpjekjet dhe angazhimet e qindra mësuesve në mbarë mërgatën shqiptare, me qëllim që të shpëtojmë fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë nga gjendja e tanishme, ku gjuha e nënës ka filluar të bëhet gjuhë e huaj për ta.

Fakt është se KKAD-së u krijua si një bashkim forcash të një grupi mësuesish të dëshmuar në shkollat dhe vendet ku punojnë me dekada, nga disa shtete të botës, dhe me prejardhje nga të gjitha trojet shqiptare, me qëllim që vetëdijshëm të trokasim në dyert e institucioneve tona sepse gjithmonë kemi menduar dhe mendojmë se bashkërisht mund t`i sfidojmë problemet e grumbulluara ndër vite. Dhe sot Këshilli është një ekip kolegjial, intelektual dhe kombëtar, është një realitet që ecën me ne, dhe kërkon të angazhohemi dhe t`iu hapim rrugë përpjekjeve të mësuesve në mërgim, t`i ndihmojmë ata, sepse pothuajse gjysma e kombit është jashtë atdheut.

Ne e filluam si KMSHD, falë qëndrimit dhe angazhimit tonë të përbashkët fituam një VKM, pranë qeverisë shqiptare, si palë konsultuese, edhe pse shumica prej neve atëherë, as që kishim njohuri se ç ‘është VKM-ja.

Arritëm që gjatë këtyre 2-3 viteve të detektojmë një mori problemesh, të cilat e shoqërojnë mësimin plotësues në diasporë dhe ato t`i adresojmë në adresë të

institucioneve tona dhe veçanërisht në adresë të QBD- së, e cila me gjithë stafin e saj, nën drejtimin e znj. Mimoza Hysa gjatë këtyre 3 viteve të fundit ka luajtur një rol të rëndësishëm në shërbim të zgjidhjes së disa problemeve të mësimit në gjuhën shqipe në Diasporë, si dhe duke i vënë në rend dite edhe disa të tjera.

Të nderuar pjesëmarrës KKAD si palë konsultuese dhe e dëshmuar tani më, pa kurrfarë shpenzime për buxhetin e shtetit është shumë i nevojshëm për realizimin e shumë kërkesave në njehsimin e shkollave shqipe në diasporë dhe është urë lidhëse në mes mërgatës dhe institucioneve tona.

Edhe pse kemi një VKM nga shteti shqiptar, ne në të gjitha rastet dhe takimet, kërkesat, njoftimet dhe ftesat i kemi drejtuar edhe drejt institucioneve të Arsimit apo ato të Diasporës të R. Së Kosovës, me të cilat gjithmonë kemi bashkëpunuar dhe në vazhdimësi kemi kërkuar dhe kërkojmë bashkëpunim.

Pasi që sot në mesin tonë kemi përfaqësues zyrtarë të tri shteteve ku jetojnë shqiptarët, po shtojmë edhe këto fakte:

Fakt është se KKAD – ë gjatë këtyre dy viteve është munduar që të gjitha shqetësimet e mësuesve t`i adresoj drejt institucioneve tona sepse ato janë institucionet tona, të cilat ne i nderojmë dhe i respektojmë, por edhe të njëjtat kanë obligim moral dhe kombëtar që të merren me këtë problematikë.

Vlen të theksohet se ne ishim të parët që theksuam se fëmijët në mërgatë kanë nevojë për tekste shkollore, gjë që u vërtetua dhe sot i kemi tekstet shkollore të nivelit të parë, të cilat nga të gjitha palët janë vlerësuar me notë të lart. Po në këto tekste në rolin e recensentëve janë edhe dy koleget tona Aurela Konduri dhe Miradije Berisha.