URIME DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE

0
44

Të nderuar  mërgimtarë,

Me rastin e Ditës së Alfabetit  të Gjuhës Shqipe, Agjencia për Emigracion e Republikës së Maqedonisë së Veriut uron gjithë shqiptarët për këtë festë që shënon ditën më të veçantë të gjuhës sonë dhe shkrimit të saj. Në këtë datë historike u mbajtë Kongresi i Manastirit.

Dita e Alfabetit është njëra prej ditëve më të rëndësishme për kombin shqiptar kudo që janë,  prandaj shpresojmë që kjo ditë të jetë ditë e bashkimit, përkujtimit dhe nxitjes për dituri, zhvillim dhe avansim të gjithmbarshëm kombëtar.

Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët!

Urime 22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!