Arbëresha Shabani zgjidhet kryetare grupi për Partinë e Gjelbert ne Hässleholms -Suedi

0
59

Arbëresha Shabani zgjidhet kryetare grupi për Partinë e Gjelbert ne Hässleholms -Suedi

Para një muaj kishte zgjedhje në Suedi (11 shtator). Arbëresha Shabani kandidoi si kandidate për parlamentin, këshillin e rajonin dhe këshillin bashkiak të Hässleholm. Fatkeqësisht, nuk kishte vend për Arbëreshën në parlamentin dhe këshillin rajonal të Skanes, po ajo vazhdoi të kete vend si anëtare e këshillit bashkiak në qytetin Hässleholm (që ndodhet në Suedinë jugore). Ky do të jetë mandati i dytë i Arbëreshës si anëtare e këshillit bashkiak dhe ajo është ende e vetmja shqiptare në këshillin bashkiak. Të enjtën e kaluar, Arbëresha u zgjodh edhe kryetar grupi për Partinë e Gjerbert ne Hässleholm. Roli i një kryetare ne grupe në një parti është të udhëheqë/koordinojë punën në parti. Arbëresha do të jetë ajo që do të udhëheqë punën politike për partinë e saj në komunën Hässleholm. “Jam tepër mirënjohës për besimin që kam marrë si nga populli suedez, por edhe nga partia ime. Unë do të vazhdojë të udhëheq çështjet e gjelbra dhe të qëndrueshme, të luftojë për barazinë gjinore, të sigurohem që të marrim një edukim të drejtë dhe të mirë për fëmijët dhe të rinjtë tanë dhe në të njëjtën kohë të punoj shumë për çështjet e integrimit, në mënyrë që të mund të vrasim racizmin që ekziston në vendin tonë dhe në qytetin tonë”, tha Arbëresha Shabani