Takimi i drejtorit të Agjencisë për Emigracion, Sllobodan Blliznakovski, me Klubin Maqedonas KQOM “Shën. Spas” nga Lazeni i Hanoverit dhe Këshillit Qendror të Maqedonasve nga Gjermania

0
52

Takimi i drejtorit të Agjencisë për Emigracion, Sllobodan Blliznakovski, me Klubin Maqedonas KQOM “Shën. Spas” nga Lazeni i Hanoverit dhe Këshillit Qendror të Maqedonasve nga Gjermania

Të dielen, më 2 tetor 2022, mbi 300 maqedonas nga Maqedonia morën pjesë në festën me muzikë maqedonase në organizim të “Klubit maqedonas Ilinden” nga Lazeni i Hanoverit me mbështetje edhe të KQOM “Shën Spas” Para festës, udhëheqësia e Klubit Ilinden dhe Komunës Kishtare “Shën Spas” i kryesuar nga arqipeshkopin Toshe Manev, mbajti takim me drejtorin e Agjencisë për Emigracion, Sllobodan Blliznakovski, ku u theksuan problemet dhe mos ekipimi i ambasadës në Berlin, si dhe nevoja për linjën ajrore Shkup-Hanover dhe nevoja për mësues në gjuhën maqedonase në Lazen të Hanoverit dhe rrethina.

Të ftuar në këtë manifestim ishin edhe përfaqësues nga Këshilli Qendror të Maqdonasve nga Gjermania, në mes tyre edhe deputeti i Bundestagut, i angazhuar për të drejtat e pakicave si dhe përfaqësues për Maqedonasit, Adis Ahmetoviq me të cilin drejtori Blliznakovski zhvilloi takim për bashkëpunim dhe komunikim në të ardhmën në drejtim të përmirësimit të pozitës së komunitetit maqedonas në Gjermani.