Takimi me përfaqësues e organizatave të mërgimtarëve nga Dusseldorfi dhe Solingeni

0
51

Sot, drejtori i Agjencisë së Emigracionit, Sllobodan Blliznakovski, i shoqëruar nga udhëheqëset e sektorëve, Violeta Sekullova dhe Billjana Kostova, realizuan takim me përfaqësuesit e “Klubit Kulturor dhe Sportiv Maqedonia” Ksc Makedonja Düsseldorf, “KAQM Shën. Petka” nga Dusseldorfi dhe klubi maqedonas “11 Tetori” ga Solingeni në Dusseldorf. Delegacioni i shoqëruar edhe nga ana e përfaqëusesit të konsullatës maqedonase në Bon.

Në takim drejtori Blliznakovski i informoi për kompetencat e Agjencisë për Emigracion edhe për projektet të cilët zhvillohen sipas programit të punës. Me këtë rast, drejtori Blliznakovski i bëri thirrje për bashkëpunim dhe komunikim në të ardhmen me të cilën është më se nevojshme për të ju dhënë mbështetje në kuadër të kompetencave.

Nikoqirët nga “KSC Maqedonia” nga Dusseldorfi i falenderuan për vizitën dhe theksuan se organizata sportive e sapoformuar dhe se përmes ngjarjeve sportive, sponzorimit dhe antarësisë do të kujdesen për klubin që të gjallëroj dhe të kalojë në një ligë më të lartë. Drejtori Blliznakovski u ndau mirënjohje për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, traditës maqedonase dhe vlerat fetare në mërgatë.