Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Emigracionit, Izmit Nura, bashkë me delegacionin e ITSHK-së e vizitoi “Seton Hall University” në Nju-Xhersi

0
50
Para disa javësh, në kuadër të një programi studimor, patëm në Shkup miken dhe kolegen prof. Ines Murzakun dhe tash po ia kthejmë asaj vizitën këtu në Nju Xhersi duke lidhur dhe sistemuar përshtypjet që na kishin mbetur për t’u rirrëfyer.
“Edhe unë jam shkupjane”, na tha Inesi një ditë para e të largohej për në Nju Xhersi, teksa fliste për temën e periferisë dhe periferikëve… Dhe tani erdhëm ta vizitojmë “shkupjanen tonë”, duke bashkuar copëzat e bisedave e të pambaruara, të nisura dikund në një kalldërm të Shkupit…
Si gjithmonë, edhe këtë të hënë tek Inesi hasëm freskinë një studiuese të specializuar për histori, kryesisht në historinë e Kishës Bizantine dhe të Kishës Katolike. Ajo është profesoreshë e Historisë Kishtare në Departamentin e Studimeve Fetare në Seton Hall University në New Jersey dhe autore e 20 veprave shkencore. Dr. Murzaku ishte nënkryetar i Shoqatës për Studimin e Kombësive (ASN) dhe përfaqësues i akredituar i Kombeve të Bashkuara për organizatën Christians Associated for Relationships with Europe Lindore. Ajo është një komentuese e rregullt e mediave për çështje fetare.
Ajo ka punuar ose bashkëpunuar me Associated Press, CNN, Zërin e Amerikës, Radio Relevant, The Catholic Thing, Crux – Takeing the Catholic Pulse, Salt and Light Catholic Media Foundation (Kanada), Catholic World Report, National Catholic Register, The Record, The Stream, Radio Tirana (Shqipëri), Radio Vatikani (Qyteti i Vatikanit) dhe Rrjeti Televizioni Eternal Word (EWTN-Romë).
U ndamë me mendimin se vizita e radhës në Shkup, do ta gjej Inesin në një bashkëpunim të ri me ITSHKSH, duke na dhuruar gjithë energjitë e saj kreative për ndonjë prokjekt që do të sillte përkushtimin e saj për Shkupin e Nënë Tereze.
Nju Xhersi, 26 shtator 2022