Nura, takim në Misionin diplomatik shqiptar në OKB

0
48

Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u mbyll me takimin në misionin diplomatik të Shqipërisë në Organizaten e Kombeve të Bashkuara (OKB) me seli në New York, ku u pritëm nga z.Andris Stastoli këshilltar politik dhe koordinator në KS të OKB-së. Me z.Stastoli biseduam për një sërë çështjesh që tangojnë me Ballkanin e në theks të veçantê për diasporën, ku konstatimi ynë i përbashkët është koordinimi i aktivitetit të diaspores sonë, që është një aset kombëtar.

Fakti që Republika e Shqipërisë do të udhëheq me misionin pranë Kombeve të Bashkuara është një arsye më shumë për sukses në projektet tona. Falënderoj Institutin e Trashëshëgimisë Shpirterore e Kulturore të Shqiptarëve, udhëhequr nga Skender Asani, për punën dhe angazhimin e tyre në proceset kombëtare, në veçanti qasjen për diasporen tonë, ku së shpejti instituti do të hap dhe departmentin e Mërgates. Java kulturore shqiptare në Amerikë, një projekt që është ngritur në nivel akademik do të ishte e cekët pa punën dhe përkushtimin e punonjësve shkencorë të institutit Zeqirija Ibrahimi, Sevdail Demiri dhe Sefer Tahiri.

Një falënderim nga ana ime shkon për të gjithë ata mërgimtarë që hapen zemrat dhe si gjithmonë të gatshëm për të kontribuuar për projektet tona që kanë një qëllim ruajtjen e indetitetit kombëtar. Zoti ju begoftë ju dhe familjet tuaja.

Diaspora meriton më shumë