Rregullimi i parkut të ri prej 5 mijë metra katrorë në lagjen Çento është në fazën përfundimtare

0
25

Në fazën përfundimtare është rregullimi i parkut të ri në lagjen Çento, i cili shtrihet në sipërfaqe prej 5 mijë metrash katrorë. Sipërfaqja e re e parkut në rrugën “Juzhnomoravski brigadi”, tek kanali në komunën e Gazi Babës, së shpejti do të bëhet vendi i preferuar për rekreacion dhe qëndrim të këndshëm në natyrë për vizitorët e të gjitha gjeneratave.

Ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërim”, me urdhër të Qytetit të Shkupit, këto ditë e kanë përfunduar rregullimin hortikulturor të kësaj sipërfaqe të re të parkut. Më pas është kryer pastrimi i plotë i terrenit, mbushja e sipërfaqes me tokë humusore cilësore me primesa rëre, është bërë nivelimi i tokës, instalimi i sistemit të ujitjes, dhe formimi i sipërfaqes së barit.

Parku është pasuruar edhe me dy belveder të rinj prej druri, të cilët me formën dhe qëllimin e tyre plotësojnë pamjen dhe përmbajtjen e parkut të ri.

Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica”, ndërkohë, këto ditë janë në fazën përfundimtare të ndërtimit të shtigjeve të reja për këmbësorë dhe shtigje qasëse për në park. Në shtigjet është kryer gërmimi i materialit prej dheu, janë vendosur skajoret dhe shtresa tampon dhe në varësi të kushteve atmosferike, këto ditë do të asfaltohet edhe sipërfaqja e të gjitha shtigjeve.

Në parkun e ri do të ketë një shteg kryesor për këmbësorë dhe tre shtigje qasëse me  sipërfaqe totale prej 400 metra katrorë. Përgjatë shtigjeve në disa lokacione do të vendosen pajisje urbane të përshtatshme për sipërfaqen e parkut.

Ngritja dhe rregullimi i parqeve të reja në Shkup është një nga prioritetet në punën e Qytetit të Shkupit. Në përputhje me politikën e gjelbër, banorët e kësaj pjese të komunës së Gazi Babës për herë të parë do të fitojnë park modern, hapësira të reja të gjelbëruara dhe mundësi për të pushuar, relaksuar dhe shoqëruar në ambient të hapur, në vendin i cili më parë ka qenë i lënë pas dore dhe plot me rrënoja dhe mbeturina.