Në MSP-së, u nda çmimi “Stojan Hristov” për poeten Emilija Todorova nga Sidnei

0
50

Në kuadër të Programit të Mbrëmjeve Strugane të poezisë, më 27 gusht 2022, u nda çmimi “Stojan Hristov” për librin më të mirë me poezi nga mërgimtari, të cilin e ndanë Agjencia për Emigracion e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij, drejtori i Agjencisë për Emigracion, Sllobodan Blliznakovski, theksoi se deri më tani ky çmim u është ndarë 12 mërgimtarëve që krijojnë dhe jetojnë jashtë vendit.

– Emilija Todorova na rikthen te vlerat familjare, te vlerat e shoqërisë dhe familjes.

E inkurajoj që të vazhdojë të krijojë që brezave të ardhshëm t’u lëmë diçka të bukur – tha Blliznakovski Njëkohësisht, drejtori Blliznakovski i falënderoi udhëheqësin e Mbrëmjeve Strugane për bashkëpunimin shumëvjeçar dhe mundësinë që mërgimtarët tanë përmes këtij çmimi të jenë pjesë e manifestimit më prestigjioz botëror të poezisë, Mbrëmjeve Strugane të Poezisë.

Drejtori Bliznakovski i falënderoi nëntë autorët e tjerë që konkurruan me veprat e tyre dhe u bëri thirrje për bashkëpunim të mëtutjeshëm në kuadër të të gjitha aktiviteteve kulturore të Agjencisë për Emigracion, duke theksuar rëndësinë e veprave të tyre për ruajtjen dhe edukimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit maqedonase në mërgatë.