Fëmijët tuaj do ju jenë mirënjohës më vonë!
Apel të gjithë prindërve dhe fëmijëve të moshës shkollore që të ndjekin masivisht mësimin e gjuhës shqipe!
Pasioni i prindërve, mësueses dhe kurioziteti i nxënësve shqiptar për të mësuar gjuhën, kulturën dhe historinë amtare janë shembuj frymëzimi për të gjithë ne për të na nxitur për të dhënë maksimumin në masivizimin e mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë.
Një falënderim të veçantë për prindërit e fëmijëve të cilët me punën dhe sakrificën e tyre bëjnë që fëmijët edhe pse rriten në një shtet tjetër, duhet patjetër që të mësojnë gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare.