Fitore historike e Ansamblit shqiptar në festivalin në Turqi

0
778

Jam i lumtur që sot takohemi për të ndarë së bashku një sukses historik! Më duhet të ndaj me ju këtë sukses që për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe kulturën shqiptare ka rëndësi historike. Historike për arsyen se Maqedonia e Veriut për herë të parë arrin që të triumfojë në një nga festivalet më të mira në botë, atë të 23-ën me radhë “Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës dhe Artit ne Byjycykmexhe të Stambollit”. Poashtu historike sepse jemi i pari institucion që kemi fituar vend të parë në këtë festival. Shtetet fqinje siç janë Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi nuk e patën fatin asnjëherë të fitojnë.

Ky moment padiskutim që na bën tejet të lumtur dhe krenar të gjithëve.

Fillimisht më duhet të cek se festivalet garuese janë jashtëzakonisht të rëndësishme për institucionet e reja të cilat kanë nevojë për të promovuar veten duke përfaqësuar vlerat më kulminonte folklorike te kombit. Kështu për një vit ansambli sjell tre çmime ndërkombëtare të para për shtetin e Maqedonisë së Veriut. Në gusht 2021 pjesëmarrja jonë e parë në garë ishte në Veliko Tërnovë në Bullgari ku morëm çmim të parë! Sivjet në qershor morëm çmim të parë në Budapest- Hungari që shquhet si nga festivalet më serioze të folkloristischere dhe ja ku jemi bashkë për të folur për suksesin e radhës atë të 6 gushtit dhe triumfin e madh në Turqi.

Pjesëmarrja në Turqi ishte sfidë në vete! Duke marrë parasysh pompozitetin e skenës dhe çdo detaj të festivalit padiskutim që ishte privilegj për secilin artist të ngjitet ne atë skenë! Rreth 1000 artistë pjesëmarrës kanë krijuar një garë të fortë në mes 25 shteteve! Pra në këtë garë kanë marrë pjesë shtetet nga më të fuqishmet si Gjeorgjia, Meksiko, Argjentina, Polonia, Qipro Veriore, Sllovakia, Jordania e shumë të tjera. Ëndrra për triumf në një festival të tillë të jashtëzakonshëm dhe motoja jonë “shqiptarët po vijnë” mori kuptim të vërtetë̈ kur në mesin e 25 shteteve, paraqitjet dinjitoze të artistëve tanë nga data 27 korrik deri më 7 gusht, disiplina e punës dhe niveli profesional i programit u vlerësuan nga anëtarët e jurisë, të cilët unanimisht vendosën që çmimi i parë të ndahet për Ansamblin shqiptar.

Festivali i Byjykçekmexhes llogaritet si Eurosongu i valles apo kampioni botëror i vallëzimit ku 8 herë është përzgjedhur si festivali me i mirë në botë dhe kjo tregon rëndësinë e festivalit dhe rëndësinë e këtij çmimi!

Ndonëse Gjeorgjia e Meksika morën çmim të dytë e të tretë dhe ishin të jashtëzakonshëm artistët tanë në mesin e 1000 artistëve dalloheshin për disiplinën e tyre ndërkaq kultura jonë e pasur folklorike zgjonte interes te veçantë. “Vallja e Rekës”, “Vallja e Prespēs”, “Vallja e Karadakut” “Prej Tetove në Dibër” që janë prezantuar në festival kanë krijuar kolorit të pasur të ngjyrave kombëtare ndërkaq veçantia e grupit tonë nisi që në defilenë e parë kur ansambli u prezantua me veshjet karakteristike të Kërçovës që lanë mbresa të jashtëzakonshme! Niveli profesional muzikor, niveli skenik i valleve, veshjet tona nga zona te paprekur më parë dhe të paprezantuara jashtë shtetit bënë që mediat e atjeshme ta vlerësojnë paraqitjen e Ansambli shqiptar nga RMV-se si risi e festivalit të sivjetmë në Byjykçekmexhe! Motoja e festivalit ishte “Dashuri për njëri tjetrin- paqe për të gjithë” që vërtetë gjatë dhjetë ditë qëndrimi atje është ndjerë në çdo moment dashuria për kulturën e njeri tjetrit që krijon ura bashkëpunimi

Këtë çmim e ëndërron çdo shtet dhe çdo institucion por njëkohësisht jemi të vetëdijshëm që pas këtij çmimi ansambli është në një stad tjetër andaj vazhdojmë me punë, seriozitet, përgjegjësi drejt arritjeve te reja.

Ky çmim vulos dhe njëherë angazhimin e parezervë të bashkëpunëtorit për marrëdhënie ndërkombëtare Amir Mamuti, kontributin e korepetitorëve Agim Baftiu, Taxhedin Sinani, profesionalizimin e orkestrës dhe valltarëve, bashkëpunimin fantastik me Universitetin AAB që përforcuan stafin tonë me valltaret Erëza Grajcevci dhe Erna Salihi nga Kosova!

Urimet më të mira u takojnë bashkëpunëtorëve profesional dhe secilit adhurues të ansamblit tonë! Falënderime për Ministrinë e Kulturës që mbështeti këtë udhëtim, për drejtorin e Qendres informative kulturore te Maqedonisë së Veriut në Stamboll, falëderime për mediat që janë vazhdimisht me ne e në veçanti falënderime shpirtërore u takojnë vëllezërve tanë shqiptar në Turqi nga Shoqata “Vatra” që na kanë falur aq shumë kujdes e dashuri gjatë qëndrimit atje!

Faleminderit çdonjërit të angazhuar që dha kontribut në këtë fitore të jashtëzakonshme!

Bashkë po shkruajmë̈ histori!

Ky çmim është një gur tejet i rëndësishëm në ngritjen e kulturës sonë kombëtare dhe në imazhin e shtetit!

Ansambli nacional i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV