Ekspozita “Shkëlqim Artistik nga Galerinë e Arteve Tetovë u hap në Muzeun e Qytetit të Negotinës

0
20

Në hapësirat e Sallës së IK Muzeu i Qytetit të Negotinës u hap ekspozita e titulluar “Shkëlqim Artistik nga Galeria e Arteve Tetovë”. Ky projekt u realizua në bashkëpunim me Galerinë e Arteve Tetovë dhe Institucionin Komunal të Qytetit të Negotinës. Ekspozita përmban piktura me vlera të larta artistike nga Koleksioni i Galerisë Kombëtare-IN Tetovë. Znj. Dragica Çekorova, Drejtoreshë e I.K. të Qytetit të Negotinës në hapjen e eksopzitës foli për rëndësinë dhe vlerat e veprave të koleskionit të Galerisë sonë si dhe mundësinë e mire që ky koleksion të prezentohet para publikut të qytetit të Negotinës si dhe në rrafshin më të gjërë nacional dhe ndërkomëtarë. Ndërkaq, Drejtori i I.N. Galeria e Arteve- Tetove z. Ilir Kurtishi ne fjalën e tij përshëndetëse falenderoi drejtoreshën e IK Muzeut të qytetit të Negotinës znj. Dragica për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy institucioneve. Bashkëpunimet e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.