Komuna e Gostivarit binjakëzohet me komunën turke Kutahja

0
15
I nderuar të pres në një vizitë dyditore në Gostivar, Kryetarin e komunës Kütahya të Republikës së Turqisë, dr. Alim Işık.
Me këtë komunë tashmë u binjakëzuam dhe ky është një fillim i mbarë i bashkëpunimit me këtë komunë me industri të zhvilluar në sferën e prodhimit të qelqit dhe porcelanit, nga ku do te bëjmë përpjekje dhe do të shqyrtojmë mundësitë që biznesmenë nga atje të sjellin kapitalin e tyre dhe të investojnë edhe në Gostivar.
Me mysafirët vizituam disa pjesë të qytetit, si dhe vendin ku në bazë të Memorandumit të nënshkruar komuna e Kütahyas, Gostivarit i ndërton kinema verore, një projekt fantastik dhe i nevojshëm për zhvillimin e kulturës dhe argëtimin e qytetarëve.
Bashkëpunimi parasheh edhe mbajtje të mbledhjeve të përbashkëta, seminare, takime, manifestime kulturore-sportive dhe vizita të ndërsjella së paku një herë në vit.