KF Albarsa nga Çairi Kampion në turneun e Danimarkës

0
16
Klubi i futbollit “Albarsa” nga Çairi, është shpallur Kampion në Turneun Ndërkombëtar prestigjioz në Danimarkë “Dana Cup 2022”.
KF “Albarsa” në Gupin B11 garoi në mesin e shumë ekipeve pjesëmarrëse pothuajse nga e gjithë Bota, ndërsa tradicionalisht merr pjesë në këtë Turne, ku në vitin 2010 për herë të parë u shpall Kampion në grupin B15 dhe në atë kohë protagonist kryesor ishte Enis Bardhi, tashme fudbollist i dëshmuar në La-Ligë dhe i cili mbron ngjyrat e Klubit Levante nga Spanja si dhe Reprezentues i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
KF “Albarsa” deri me sot dukshëm ka lënë mbresë në këtë Turne, duke fituar edhe tri herë vendin e tretë.
Uroj lojtarët e këtij klubi, udhëheqësinë, pëkrahësit dhe i inkurajoj të vazhdojnë denjesisht ta prezentojnë shtetin, qytetin dhe Komunën tonë nga e cila vijnë, ndërsa mbështetja jonë gjithsesi se nuk do të mungojë asnjë çast, shkruan kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.