Nata e picave & filmit për fëmijët e AAIS

0
30
Të Shtunën 2 Korrik 2022, Shoqata Islamike Shqiptare Australiane (AAIS) organizoi një Natë Filmi për anëtarët e AAIS dhe familjet e tyre në Qendrën Rinore AAIS. Filmi i shfaqur ishte “Encanto”.
Nata ishte gjithashtu një eveniment për mbledhjen e disa fondeve për blerje rrobash nëpërmjet Human Apeal dhe u mblodhën një total prej 1000 $, Masha’Allah.
Fëmijët gjithashtu kishin pregatitur ëmbëlsira për ti shitur ku fitimet do te shkonin për fondin.
Faleminderit për dhurimet bujare të të gjithëve gjatë kësaj nate.
Nata filloi me dërgimin e picave në Qendrën Rinore AAIS, ku I shijuan fëmijët, prindërit dhe vullnetarët. Më pas fëmijët u ngjitën në katin e sipërm për të filluar shfaqjen në të cilën ata u gostitën me kokoshka.
Një falënderim i veçantë për vullnetarët dhe familjet e ndryshme, të cilët ndihmuan në këtë natë, për ta bërë atë një përvojë vërtet të ngrohtë dhe të mrekullueshme për të gjithë.
Këshilli i Grave AAIS