Edhe një fitore historike na erdhi në Çair, Klubi i Shahut “Shkupi” hyri në Ligë të parë

0
33
Edhe një fitore historike na erdhi në Çair, Klubi i Shahut “Shkupi” hyri në Ligë të parë
Krenar pa fund që po vazhdon fuqishëm cikli i sukseseve të klubeve të Çairit.
Suksesi i sotëm arrin nga Klubi i Shahut “SHKUPI” i cili pas një fitoreje historike u bë pjesë e Ligës së parë të shahut në Maqedoninë e Veriut.
Uroj kryetarin e KSH “Shkupi”, Ramiz Dema, kryesinë, të gjithë shahistët dhe mbështetësit e këtij klubi, duke përkujtuar se përkrahja e institucionit tonë nuk do të mungojë asnjëherë, shkruan kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu