Shkrimtarja shqiptaro-amerikane Sabije Dervishi – Veseli në rrjetin social facebook bëri të ditur se ka dhuruar disa libra nga arkivi i saj për shoqatën shqiptare “Bijtë e Shqipes”, në Fidelfi.
“Ndihem e lumtur që kam arritur të ju dhuroi libra kësaj shoqate e cila ruan dhe kultivon në formën me të mirë gjuhën dhe traditën shqiptare”, thuhet në profilin e shkrimtares Dervishi-Veseli.
“Ka qenë një pritje madhështore nga ana e Bujar Gjotës , Fili Vlashi dhe Llazar Vero që padyshim ju jam mirënjohëse për këtë pritje”, përfundon ajo.
Shkrimtarja në fjalë njihet për botimet e saja në trojet shqiptare por edhe në Amerikën e largët ku ajo jeton dhe vepron. /ZARFI INFO/