Filloi festivali folkorik i mërgimtarëve në Ohër

0
51

Në kuadër te Festivalit Ndërkombëtare Folklorik për këngë dhe valle “Valet e Ohrit”, Agjenciа për Emigracion organizon Festivalin folklorik të mërgimtarëve, ku ka filluar prej më 20-24 korrik në Ohër, në të cilin marrin pjesë 120 valltarë dhe këngëtarë nga mërgata, të cilët kultivojnë këngët dhe vallet burimore maqedonase.

Ansamblet nga Republika e Kroacisë, Republika e Serbisë dhe Republika e Rumanisë do të prezantohen më 22 korrik në qendrë e Ohrit dhe më 23 korrik në Amfiteatrin antik, me fillim nga ora 20:00. Drejtori i Agjencisë së Emigracionit, Sllobodan Blliznakovski i përshëndeti pjesëmarrësit dhe i falenderoi për interesin e treguar për pjesëmarrje në fesitval dhe iu urojë qëndrim të këndshëm në vendlindje dhe prezantim të suksesshëm në festival.

Në kuadër të organizimit të përgjithshëm nga ana e organizatorit të festivalit “Valët e Ohrit” pëveç pjesëmarrjes në këtë festival, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë artizanatet kulturore dhe historike të qytetit dhe etno puntoritë. Në festival marrin pjesë: SHKM “Makedonija” nga Spliti, Grupi i këngëtarëve “Toshe Proeski” nga Kaçareva, SHKA “Mlladost” nga Gllogonjë, Grupi i këngëtarëve “Istok Deset” dhe shoqata Vardar nga Vërshaci, Qendra artistike “Talija” nga Beogradi dhe Ansambli “Sonce” nga Krajova pranë Shoqatës të maqedonasve në Rumani