FC Shkupi i filloi me një rezultat fantastik ndeshjen e parë të raundit të dytë të Champions League në stadiumin Maksimir të Zagrebit. FC Shkupi ka arritur të barazojë (2:2) ndaj favoritit më të madh të këtij evenimenti si Dinamoja i Zagrebit.
Pas një loje të jashtëzakonshme të Faustinit para portës së vendasve, Kueven bëri një punë të shkëlqyer duke e kaluar Shkupin në epërsi 0-1 në minutën e 30-të.
Në pjesën e dytë, skuadra e Sedlloskit luajti me shumë zgjuarsi duke mos lejuar shumë raste për kroatët, por Petkovic në minutën e 86-të i dha epërsinë Dinamo së Zagrebit në 2:1.
Shkupi nuk mund të largohej pa pikë nga Zagrebi dhe tre minuta më vonë, në minutën e 89-të, vjen goli mbresëlënës i Renaldo Cefas duke mbyllur komplet ndeshjen me rezultatin fantastik 2:2.
Shkupi tani ka një rezultat shumë favorizues para ndeshjes së kthimit në Shkup, pas një jave, më 26 korrik.