Lëshohet në përdorim rruga Sami Frashëri në Komunën e Tetovës

0
21
E shtunë, edhe pse ditë pushimi, zyrtarisht finalizuam projektin e rrugës”Sami Frashëri” në vlerë prej 3.2 milion denarëve. Në këtë rrugë është instaluar edhe rrjeti i ri ujësjellësit, intervenim në kanalizimin fekal dhe ate atmosferik si dhe asfaltimi tërësishëm i rrugës.
Gjithashtu, kjo rrugë përmban edhe shtigje për këmbësorë dhe ndriçim publikLED. Me shenjëzimin horizontal e vertikal ne kompletuam infrastrukturën rrugore për t’iu dhënë qytetarëve një rrugë moderne.
Ne konfirmojmë angazhimin tonë për ndërhyrjet infrastrukturore në të gjithë lagjet dhe rrugicat e qytetit tonë për t’i dhënë Tetovës një pamje të një qyteti ndryshe dhe funksional, shkruan në Fejsbuk kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami