U rikonstruktuan tërësisht korsitë e biçikletave dhe u formua brez i ri i gjelbër prej mbi 16.000 metra katrorë në bulevardin “Video Smilevski Bato” dhe bulevardin “Serbia”

0
16

Gjatë periudhës së kaluar ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” me urdhër të Qytetit të Shkupit punuan intensivisht dhe rregulluan hortikulturën e hapësirës publike – korridor i gjelbër, në segmentin nga këndi ndërmjet rrugës “Fevruarski Pohod” me bulevardin “Video Smilevski” deri në bulevardin “Serbia”.

Sipërfaqja prej 3.635 metrash katrorë përbën një korridor të gjelbër ndërmjet korsisë rrugore dhe korsisë së biçikletave, ndërsa 12.517 metra katrorë i përkasin brezit të gjerë deri te korsitë që janë rikonstruktuar dhe asfaltuar tërësisht.

Realizimi i këtij segmenti përfshiu disa etapa të njëpasnjëshme gjë me të cilën u formua një sipërfaqe e rikonstruktuar dhe me hortikulturë të rregulluar prej mbi 16.000 metra katrorë.

Në të gjithë sipërfaqen u vendos sistem i ri ujitjeje, u mboll vegjetacion dhe u formuan lulishte të reja.

Gjelbërimi i ri përbëhet nga fidanë gjetherënës dhe me gjelbërim të përhershëm. Zgjedhja e llojeve është bërë në mënyrë të tillë që të formohet një hapësirë e rregulluar nga ana estetike dhe funksionale, e cila do të plotësojë nevojat e këmbësorëve, çiklistëve dhe pjesëmarrësve në trafikun rrugor në këto bulevarde me fluks të madh.