Në Lucern u themelua Lidhja e Diasporës së Bashkuar Kërçovare

0
28

Në kuvendin themelues të mbajtur të shtunën, më 25 qershor 2022, në lokalet e Shoqatës “Cërvica” në Luzern të Zvicrës, morën pjesë përfaqësues nga shoqatat Kërçovare nga Austria, Gjermania, Franca, Zvicra si dhe aktivistë nga Belgjika dhe Italia, ndërsa që mysafir i Kuvendit ishte Hamdin Maksuti.

Prej vitesh mërgimtaret shqiptarë nga komuna e Kërçovës që paraqesin komunitet tejet të madh por të shpërndarë në disa shtete gjë që vlerësuan se iu mungonte një organizim dhe përfaqësim i përbashkët.

Ndaj edhe përfaqësuesit e shoqatave të shpërndarë në disa shtete si model zgjodhën Lidhjen e Diasporës së Bashkuar Kërçovare.

Për këtë qëllim edhe u tubuan të shtunën e kaluar nga edhe na e dërguan një raport për portalin prointegra nga ky akt organizimi që ka peshë të veçantë jo vetëm për mërgimtarët e shumtë kërçovarë por edhe për kounën e tyre prej nga kanë ardhë me të cilën nuk i shkëputën asnjëherë lidhjet, përmes dhënies së ndihmave vendlindjes së tyre.

Siç mësojmë Kuvendi u drejtua nga aktivisti Resul Mehmedi me ndihmësit Bukurim Xhaferrit dhe Lulzim Abdiu, ndërsa një fjalë përshëndetëse e mbajti aktivisti Milaim Ziberi.

Në kuvendin themelues u aprovua nga kuvendaret deklarata e themelimit, pastaj statuti i lidhjes si dhe rregullorja e lidhjes. Pasi u aprovuan këto 3 dokumente, me aklamacion në mënyrë absolute pa asnjë votë kundër nga të pranishmit u aprovua themelimi i LDBK. Pastaj u organizuan zgjedhje të fshehta të kryesisë së Lidhjes ku u zgjodhën 13 anëtarë të kryesisë.

Në kuvendin themelues morën pjesë përfaqësues nga shoqatat Kërçovare: Nga Austria, Gjermania, Franca, Zvicra si dhe aktivistë nga Belgjika dhe Italia mysafir i Kuvendit ishte Z.Hamdin Maksuti.

Kuvendi zgjodhi Kryesinë e Lidhjes me këtë përbërje:
Milaim Ziberi – Grupi Nismëtar, Belgjikë
Bukurim Xhaferri – Shoqata Kërçova, Zvicër
Xhevahir Ramadani – Shoqata Greshnica, Zvicër
Resul Mehmedi – Grupi Nismëtar, Zvicër
Hadi Bajrami – Shoqata Kërçova, Francë

Blerim Sadiku – Shoqata Kërçova, Austri
Sami Shabani – Shoqata Kërçova, München
Shaziman Ballazhi – Shoqata Cërvica, Zvicër
Kasum Seferi- Shoqata Greshnica, Zvicër
Ilmi Hasani – Shoqata Kërçova, Austri
Shpëtim Spahiu- Shoqata Cërvica, Zvicër
Lulëzim Abdiu – Grupi Nismëtar, Itali
Çelebi Abdiu- Grupi Nismëtar, Itali

Në fund pjesëmarrësit patën edhe një falënderim të veçantë për Shoqatën Humanitare Cërvica që ua mundësoj një ambient të ngrohtë e miqësorë.

FOTO: