Vazhdon rikonstruimi i rrugës “Lublanska” në Komunën e Tetovës

0
27

Nga rruga e “Lubotenit” më konkretisht rruga që të shpie drejt Reçicës së Madhe, komuna e Tetovës së bashku me sektorin për veprimtari komunale nisin me asfaltimin e rrugëve, rrjetin e kanalizimit, ndriçimin publik, mbushjen e gropave si dhe nivelizimin e pusetave. Ky aksion i ndërmarrë do të vazhdojë në pothuajse të gjitha lagjet e rrugicat e qytetit tonë për t’i dhënë Tetovës e tetovarëve një qytet me infrastrukturë moderne që do të konkretizohet me hapjen e bulevardeve dhe rrugëve tjera.

Ky është viti i punës dhe ndërhyrjeve infrastrukturore. Shkruan në facebook, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.