Gostivar, lyhen me ngjyra të ndryshme ulëset dhe shportat në parkun e madh të qytetit

0
30

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të qytetit, organizuan një aksion për freskimin dhe lyerjen me ngjyra të ndryshme te ulëseve dhe shportave në parkun e madh të qytetit.

Shpenzimet i mbuloi Komuna e Gostivarit, ndërsa punën e realizuan vullnetarët e Kryqit të Kuq – OK Gostivar.

Gostivarin mund ta bëjmë më të bukur, duke bashkëpunuar dhe duke kontribuar të gjithë nga pak ka shkruar në facebook kryetari Arben Taravari.