Vazhdon rikonstruksioni i korsisë së këmbësorëve në rrugën “Lubjanska”

0
36

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” sot filluan asfaltimin e pjesës së fundit të korsisë së këmbësorëve në rrugën “Lubjanska”, që gjendet në segmentin nga bulevardi “Ilinden” drejt City Mall, sipërfaqja e së cilës është rreth 1000 metra katrorë. Me asfaltimin e këtij segmenti përfundon tërësisht rikonstruksioni i korsive të këmbësorëve në të dy anët e kësaj rruge me fluks të madh.

Gjatë ditës së sotme do të asfaltohen në mënyrë manuale rreth 300 metra katrorë të në këtë pjesë te “City Mall”.

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” me përfundimin e kësaj pjese të korsisë, do të përfundojnë rikonstruksionin e korsive të këmbësorëve me sipërfaqe të përgjithshme 2.300 metra katrorë në segmentin nga bul. ”Partizanski Odredi” deri në bul. ”Ilinden”. Gjatë muajit të kaluar u rikonstruktua korsia në segmentin nga rruga “Razloveçko Vostanie” drejt bul.”Ilinden” në një sipërfaqe prej 1300 metrash katrorë.

Në këtë segment u vendosën rreth 100 shtyllëza mbrojtëse të cilat do të vendosen deri në fund të korsive të rikonstruktuara sapo të përfundojë asfaltimi dhe në fazën e fundit të rikonstruksionit në korsitë e këmbësorëve në rrugën “Lubjanska”.