Në Shkup fillon dicioni i gjashtë i festivalit “Statuafest”

0
33

Në qendër të qytetit të Shkupit sot filloi “Statuafest – Fytyra tjetër e rrugës”, një festival që shfaq artin e rrugës përmes statujave të gjalla, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky është edicioni i gjashtë i “Statuafest – Fytyra tjetër e rrugës” dhe tema e festivalit të sivjetmë është “Tango në rrugë”.

Festivali organizohet nga “TEATROSK”, një produksion teatror që shfaq teatër në rrugë, promovime në rrugë dhe ngjarje të natyrës së ngjashme, me mbështetjen e Qytetit të Shkupit.

Edicioni i këtij viti do të zgjasë deri më 25 qershor.