Maqedonia me lehtësi mund Gjibraltarin në Shkup

0
57

Përfaqësuesja e Maqedonisë imponoi ritmin e vet të lojës që në fillim të takimit. Dhe nuk mundej të ishte fillim më i mirë se avantazh në mintë e 4-të. Kapiteni Enis Bardhi prodhoi një predh të vërtetë nga 20 metra për të dërguar topin në shtyllë dhe në rrjetën e Gjibraltarit për 1-0. Mirëpo sulmet e Maqedonisë nuk u ndalën këtu dhe Alioski tentoi një herë, por nuk shënoi dhe më pas Bojan Mioski pati një rast të mirë direkt nga penalltia, por shtylla ishte aleati i mysafirëve.

Në dy minuta, në të 14 dhe 16tën, Bojan Miovski shënoi dy gola në rrjetën e Gjibraltarit për të siguruar një epërsi të madhe. Këta dy gola ishin të parët në fanellën e Maqedonisë për sulmuesin e ri.

Në minutën e 24-të kur mysafiri nga Gjibraltari kishin mundësinë e parë. Kashiaro doli para portës së Shishkovskit dhe goditi ashpër, por portieri i Maqedonisë u përgjigj në nivel të detyrës.

Menjëherë pas kësaj, në anën e kundërst, rasti tjetër kishte Darko Çurlinov, të cilin e lexoi portieri Banda, por anësori i Shalkes, u korrigjua në minutën e 31-të. Pas një aksioni në krahun e djathtë, nuk e kishte vështirë për të dërguar topin në rrjetën e GJibraltarit për 4-0.

Në pjesën e dytë, Maqedonia hyri me disa ndrrime të mëdha në ekipin startues dhe në mesin e ekipit të parë kishte vend edhe për Valon Etemi, i cili regjistroi minutat e para në fanellën e Maqedonisë. Milevski I dha rast që të debutojnë edhe Bojan Dimovskt dhe Enis Fazlagiqit.

Në vazhdim, vetëm një moment zgjoi publikun e përgjumur në stadiumin “Todor Proeski”, kur një tifoz u fut në terren dhe bëri një selfie me Elif Elmasit.

Në minutën e 8-të goditja e fortë e Etemit nga 18 metra u ndal nga portieri mysafirë. Në vazhdim ishte pronësimi në anën e Maqedonisë, por që nuk arriti të krijojë një rast më konkret.

Në kohën shtesë , Valon etemi me një predhë të vërtetë dridhi shtyllën e Gjibraltarit.

Maqedonia arkëtoi 3 pikë dhe me 7 pikë dhe në vendin e dytë, mbyll ciklin e ndeshjeve në muajin qershor. Më 23 shtator, do të përballet me Gjeorgjinënë Tbilisi, ndërsa më 26 shtator në Shkup, takohet me Bullgarinë për të mbyllur ciklin e eiminatoreve të Ligës së Kombeve.