Kolonia Artistike Krushevë 2022

0
221
Këtë fundjavë më datë 11.06.2022, në Krushevë u realizua hapja solemne e “ Kolonisë Artistike” në organizimin e Agjencisë së Emigracionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kolonia artistike ka për qëllim që të krijojnë lidhje në mes veti artistëve nga diapora për bashkëpunim të mëtutjeshëm në projektet të përbashkëta në fushën e kulturës. Në kolonin artisike marrin pjesë 11 artistë dhe ato siç janë: Sllavica Sekullovski-Holanda, Sillvana Millenkova-Danimarka, Gjorgje Ivanov -Serbia, Irena Paskali-Gjermania, Mirela Dimitresku-Rumania, Bore Mitovski-Sllovenia, Sinisha Noveski-Serbia, Irena Jeras Dimovski-Sllovenia, Boge Dimovski-Sllovenia, Natmir Lura-Danimarka.
Gjatë kësaj periudhe verore do të realizohen edhe disa projekte të tjera të Agjencisë së Emigracionit edhe ato: Shkolla verore në gjuhën shqipe, Kamp sportive dhe Festival Folklorik, me të cilat projekte do të njoftohet në kohë opinion publik për fillimin e këtyre projekteve të rëndësishme për diasporën.