Të mbështesim sportistin Kërçovar Florim Zendelin

0
45

Sporti është ambasadori me i mire është një shprehje e njohur dhe universale. Përmes sportit dhe sportistëve të shquar, vende dhe popuj të ndryshëm të vegjël apo të varfër kan arritur suksese, mirënjohëje, pse jo edhe zhvillim më të madh të sportit por jo vetëm.

Dekadat e fundit kan qenë dhe janë përplot me suksese ndërkombëtare edhe për shumë sportistë shqiptarë.

Edhe ne si Kërçovarë por edhe më gjerë jemi me fat që vajza dhe djem të mrekullueshëm me përkushtimin e tyre na bëjnë krenar çdo ditë në arenën ndërkombëtare të sportit.

Mirëpo sukseset e tyre bëhen gjithmonë e më të mëdhaja kur mbështetja jonë është gjithmonë e më e madhe.Kështu është rasti edhe me Kërçovarin tonë Florim Zendeli i cili dita ditës po ngjitet lart e më lart në sportet luftarake.

Prandaj ju njoftojmë që në datë 18.06. 2022 në Balingen të Shtutgartit Florimi në ring do të jetë përballë Noso Pedro. Kjo fitore i hap dyert për beteja të ardhëshme drejt mahave të këtij sporti prandaj ai tash dhe në çdo betejë ka nevojë për mbështetjen tonë.