Raporti javor i Komunës së Gostivarit

0
63
1. Panair i Punës dhe Karrierës në Qendrën Rinore “iCan” në Gostivar;
2. Investime në dy objektet e Shkollës Fillore “Faik Konica” – Debresh;
3. Rikonstruimi i linjës së ujësjellësit në lagjen “Dutllok”;
4. Vazhdojnë me intensitet të lartë punimet në fshatin Balindoll për kyçjen në gypat e ri të ujësjellësit në kuadër të projektit SECO;
5. Me intensitet vazhdojnë punimet në lagjen Mllaki – Përfundoi vendosja e kanalizimit në 5 krahët dytësorë, në gjatësi prej 700 metra, pas çka do të vijojnë punimet në pjesën tjetër të lagjes;
6. Filloi sanimi i gropave goditëse në gjithë territorin e komunës së Gostivarit;
7. Mbjellje e mbi 115 pemëve të reja;
8. Mbjellje e mbi 200 luleve stinore dhe katërstinore;
9. Këto ditë përskaj lumit Vardar u mboll një rresht i ri me 160 pemë të llojit Blin dhe Pllatan;
10 . Kositje nëpër pjesët anësore të aksit rrugor Raven -Vërtok – Reçan;
11. Kositje dhe mirëmbajtje e hapësirave të gjelbra në periferi të qytetit;
12. Në të gjitha shkollat fillore komunale të Gostivarit, skrining me kontrolle okulistike;
13. Në ditën ndërkombëtare të femijëve, festë e madhe e organizuar nga çerdhet e qytetit.