Kërçovarja Saranda Bekteshi doktoron në Leuven të Belgjikës

0
101

Saranda Bekteshi ka mbrojtur me sukses të shkëlqyeshëm tezën e doktoraturës në temën “TEKNOLOGJIA E RE PËR MENAXHIMIN E DISTONISË DHE KOREOATETOZËS NË PARALIZËN CEREBRALE DISKINETIKE”.

Rezultatet e Saranda Bekteshit janë inkurajuese dhe dëshmi se një numër talentesh shqiptarë kanë arritur të depërtojnë në universitetet më prestigjioze në botë.
Puna e Sarandës për të arritur deri në gradën e doktoratës në lëminë e mjeksisë, respektivisht të fizioterapisë duhet të shërbejë si shembull i mirë që duhet të ndjekin shumë të rinj që janë në shtetet e demokracive perëndimore.

Saranda shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje ndërsa studimet i vazhdoi në Universitetin e Tetovës. Rrjedh nga një familje intelektuale me prindër Medin dhe Gjylasfije Bekteshi.