Historia e Shoqatës Humanitare Cërvica në Zvicër

0
67

Fillimi i aktiviteteve të Cërvicasve në Zvicër daton që nga viti 1990. Prej vitit 1990 e deri më vitin 1999, kemi funksionuar si Bashkësi Lokale Paralele, me kryesi të zgjedhur çdo 4 vite, duke qenë gjithmon në ndihmë Bashkësis Lokale në Fshat.

Gjatë kësaj periudhe u ndërtuan objektet kapitale të infrastrukturës së fshatit, edhe ajo si vijon.
Ndërtimi i ujësjellsit dhe kanalizimit në fshat,sjellja e Telefonave në çdo shtëpi, asfalltimi i rrugve të fshatit rrethë e rrotull, ndërtimi i Xhamisë së re, renovim thelbësor i shkollës së fshatit.

Duhet theksuar se të gjithë punët janë bërë me vetëfinansim, pa ndihma fare nga pushteti i atëhershëm. Vetëm nga Zvicra janë dërguar mbi 1.000.000 Marka Gjermane.

Me fillimin e luftës së egër në Kosovë, në Marsë të vitit 1999, si edhe në vendet e tjera Shqiptare, në fshatin Cërvicë erdhën nji numër i madh i të dëbuarve nga Kosova. Atëher u organizuam dhe në Hotelin Tell të Luzernit, me nji prani shumë të madhe të Cërvicasëve,u vendos të hapim Gjirollogari Bankare, me qëllim që në vazhdimsi të ndihmojmë vllezërit dhe motrat nga Kosova.

Për fatin e mirë të kombit shqipëtar, kjo situat nuk zgjati shumë dhe të dëbuarit u këthyen në Kosovë. Fondi i cili posedonte mbi 30.000 Franga Zvicrane, u vendos tu dhurohet atyre që ishinë në fshatin tonë.

Nga kjo shume u la në llogari 1.000 që mos mbyllet llogaria, dhe aty lindi ideja, për transformimin e kesaj llogarije dhe formimin e Shoqates Humanitare Cervica ne Zvicër.
Dhe kështu që nga viti 1999 filloj me aktivitetin humanitar kjo shoqatë.

Ndihmat kan qenë të shumta: Janë finansuar çdo vitë persona me aftësi të kufizuara në fshat. Ndihma për shume raste smundjesh, ndihma Bashkësise Lokale në fshatë për mirmbajtjen e Infrastruktures.

Ndihma për ndertimin e disa shtëpive në fshat për ata që ishin në nevojë të madhe, ndihma në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ndihma nga vërshimet e mëdha të ujit në Hasanbeg të Shkupit, ndihma spitalit të Kërçovës, pajisje për zjarfiksat në Komunën e Kërçovës, dhe shumë e shumë ndihma të panumërta në të gjitha vendet.

Vlen të theksohet se janë mbajtur edhe 14 manifestime, i 14-ti u blajtë me 29.05.2022 ne Avalon Club Lucern të cilit kanë pas nji vlerë të veçantë për të gjithë ne.

Kryesia aktuale e shoqatës:
Kryetar: Ikmet Mehemdi
Nënkryetar:
Shaziman Ballazhi
Isen Tika
Lulzim (Sadin) Xhambazi
Atem Spahiu
Mehmet Çupi

Arkëtar:
Lulzim (Sali) Xhambazi
Sekretar:
Arslan Xhambazi
Faton Spahiu

www.cërvica.ch
Facbook: Shoqata humanitare Cërvica
Instagrma: shoqta humanitare cervica